Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, viktima sot kishte ardhur nga Italia

(E përditësuar) – 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Rrogozhinë pasi parakaloi me shpejtësi një kamion, është identifikuar si Festim Mecaj.

Ai sot kishte ardhur nga Italia, ndërsa kishte marrë makinën tip “Benz” me qira në Durrës.

Sipas informacioneve, viktima ishte nga Sineballaj.

Përplasja e fortë midis dy automjeteve i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 27-vjeçarit, i cili po nxitonte të parakalonte në momentin e gabuar.

Siç duket dhe nga pamjet pjesa e përparme e automjetit të viktimës ka përfunduar poshtë kamionit.

Shënim: 02Press kishte raportuar gabimisht në artikullin paraprak.

Aksident tragjik në Rrogozhinë, shkon në 4 numri i viktimave: Shuhet familja

-4.08.2o22

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”.

Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, bëhet fjalë për katër viktima.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Kërkohet ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Nuk dihet ende identiteti i tyre mirëpo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë rrethimin e zonës dhe nisjen e hetimit.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Parallovë, vetura përfundon me 4 rrota nga qielli