Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet një të moshuar

Një veturë ka goditur një këmbësor ditën e sotme rreth orës 11:00.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Vragoli.

Personi i lënduari është rreth moshës 80 vjeçare, njofton Policia e Kosovës për IndeksOnline.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.

Si pasojë e këtij aksidenti rrugët janë bllokuar duke shkaktuar kolona të gjata.

Lexo edhe:  Ndodh sërish: Një person blen gjësende me 100 franga false në Kaçanik, merr mbi 95 euro kusur origjinal