Aksident trafiku mes dy veturave në Prizren, një fëmijë dërgohet në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të Spitalit Rajonal në Prizren, ku për pasojë një fëmijë ka pësuar lëndime trupore.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy vetura janë ndeshur mes vete.

Në bazë të videos shihet se njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës, teksa nuk dihet se cili ka qenë shkaktari i aksidentit.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që nxori organin gjenital dhe iu vërsul 33-vjeçares në Fushë Kosovë