Shembull i mirë i mitrovicasit: Gjen kuletën me para, telefon e dokumente – i fton pronarët t’i marrin në gjelltoren “Mimoza’

Rastet kur qytetarët gjejnë kuleta ose gjëra me vlerë në qytetin e Mitrovicës janë të shpeshta.

Por është interesante se shumica që gjejnë keto gjësende kontaktojnë redaksinë e “Jepi zë” për t’i kërkuar pronarët e vërtetë ndërsa përgjegjja jonë zakonisht është të dorëzohen në Polici.

Mitrovicasi ka kontaktuar “Jepi zë” për të kërkuar pronarin e kuletës së gjetur nga ai, pasi brenda kishe leternjoftim, kartelë banke dhe një shumë e konsiderushme e parave.

I njejti i ka thënë redaksisë të gjitha këto i ka lënë në gjelltoren e njohur “Mimoza” afër pjesës të njohur si “te Bunari”.

Ndryshe së fundmi në Mitrovicë janë shtuar rastet kur qytetarët gjejnë gjësende të tjerëve dhe i publikojnë që t’i marrin pronarët./ Jepi zë

Lexo edhe:  Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir