Aksident në Vushtrri, katër persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona.

Personat e lënduar janë transportuar në QKUK, dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.” – njofton policia.

Lexo edhe:  “E kisha ëndërruar kështu”, Kumbulla i lumtur pas golit të parë në La Liga: Emocion që do ta kujtoj..