Të shtëna me armë në Zveçan, pak metra larg pikës së kontrollit ku qëndron njësia e Policisë Kufitare

Pak metra larg vendit ku qëndron Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, në fshatin Bajske të komunës së Zveçanit, mbrëmë rreth orës 22:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm, të cilët kanë kontrolluar përreth vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur  disa gëzhoja të cilat dyshohet se i përkasin armës së gjatë që u përdor në rast.

Mirëpo, nuk është vërejtur ndonjë person i dyshuar dhe si rrjedhojë nuk kanë rënë ende në gjurmët e personave që shtinë me armë 150 metra larg pikës së kontrollit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë tjera relevante, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja të armës së gjatë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm kundër rendit kushtetues’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Pas marrëveshjes me Serbinë, analisti Valon Syla e fyen rëndë Kurtin