Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Në raportin e Policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK.

“AKSIDENT TRAFIKU/Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë  09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë