Aksident në Podujevë – pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që ka humbur drejtimin, duke u përplasur për rrethojat e një shtëpie.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha nëpër disa akse rrugore në Podujevë, ndërkohë që edhe kontraktuesit për mirëmbajtjen e tyre nuk janë parë shumë, përkundër reshjeve të dendura.

Policia ka bërë apel tek ngasësit e automjeteve për respektim të rregullave.

Lexo edhe:  Gjenden mbetje mortore në Gjilan, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë