Aksident i rëndë në Podujevë, raportohet për disa persona të lënduar (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Siç mëson portali, dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

02 Press është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Vushtrria mbushet me posterë që thërrasin për bojkotim të produkteve serbe