Aksident në Lupç, tollovi në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, afër fshatit Lupç.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por dyshohet se ka të lënduar nga goditja.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë që është e stërngarkuar nga veturat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

 

Lexo edhe:  Ish-kandidati për president pritet ta zëvendësojë Vasfije Krasniqin në Kuvend