Aksident në Koshare të Ferizajt, lëndohen tre persona – në mesin e tyre një foshnje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Koshare të Ferizajt ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Siç raporton policia, të lënduara kanë mbetur vozitësja dhe dy pasagjeret tjera femra, njëra prej të cilave foshnje, shkruan lajmi.net.

Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar.

Lexo edhe:  Murati tha se listat janë të fryera, Klinaku - veteranëve: Rrini gati për protestë