Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.

Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë, dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ahmeti, mes tjerash tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 13:30.

Lexo edhe:  Imami Maliqi inkurajon vajzat që të shkojnë në shkollë me shami