E harroi veturën hapur, gruas nga Prishtina i vidhet çanta me mbi 300 euro, telefoni e dokumentet personale

Një rast vjedhjeje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Një gruaje i është vjedhur çanta të cilën ajo e kishte lënë në veturën e tipit Mercedes që e kishte harruar të hapur.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se viktima në çantë kishte rreth 310 euro cash dhe telefonin e saj personale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori kujdestar i cili po e heton rastin.

Lexo edhe:  SBASHK-u: Përveç padisë ndaj Hekuran Muratit, të premten vendosim për veprime të tjera