Aksident në Klinë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Krushevë e Vogël në komunën e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Ai shtoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha Rugova.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor

Lexo edhe:  Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është afër