Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, dy vetura ndeshen mes vete

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë edhe në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  Vazhdojnë vjedhjet në Skenderaj, kësaj rradhe hajnat vizituan fshatin Likoc