Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen pesë persona
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 13:15.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin e shkaktarëve të këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.