Familja e lindur dhe e rritur në Gjermani vijnë të ndihmojnë familjet drenicase të prekura nga vërshimet

Familja e Arbenit, e lindur dhe e rritur në Gjermani është shembulli më i mirë i një familje atdhetare dhe patriotike.

Ndonëse të lindur dhe të shkolluar në Gjermani, dashuria e tyre për atdheun është e madhe, shkruan Jepi zë.

Kjo familje sot u prit nga kryetri i Komunës, Fadil Nura, i cili u shpreh mirënjohje për këtë gjest në të mirë të familjeve të prekuara nga vërshimet.

Postimi i plotë:

Ndonëse të lindur dhe rritur në Gjermani, lidhja me vendlindjen e të parëve mbetet e pashkëputshme për Dafinën, Dorentinen dhe Fazliun, tre fëmijë mirë të arsimuar, të vlerësuar madje edhe nga Universiteti i Harvardit, të cilët nën shoqërimin e babait Arbenit një afarist i suksesshëm, vijnë në Skenderaj me qëllime fisnike për t’i ndihmuar financiarisht familjet e goditura nga fatkeqësia e vërshimeve të janarit, e cila preku në ndjenjat edhe të këtyre fëmijëve të mrekullueshëm!

Lexo edhe:  Rrahje mes të rinjve në Barilevë të Prishtinës, një 20 vjeçar theret me thikë