Aksident mes tri veturave në Rahovec, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00, raporton Sinjali.

Rastin e ka knofirmuar Policia e Kosoves, ku thuhet se tashmë njesitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë mjaft të re Bastri Fazliu nga Podujeva