Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, pesë persona të lënduar

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  "Kërkojnë gják, ditët e besës përfunduan", babai i Naim Murselit thotë se familja e Liridonës do që të hakmerret