Aksident mes një vetureje e një motoçiklisti pranë shkollës “Elena Gjika”, dëme të theksuara materiale
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh pranë udhëkryqit që gjendet afër shkollës “Elena Gjika” në kryeqytet.
Në aksidentin gjegjës u përfshinë një veturë e një motoçiklist.
Dëmet materiale nga kjo përplasje janë të theksuara, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar, apo sa janë të lënduar nëse ka të tillë.
Ajo që është e rëndësishme, nga sa kemi arritur të mësojmë nga informacionet jozyrtare, pas momentit kritik, autoritetet relevante, respektivisht policia, ka kërkuar ndihmën e një autoambulance.
Gjithsesi, mbetet të shihet deri në një konfirmim zyrtar nëse do të ketë ndonjë të re rreth kësaj ndeshjeje, kurse kujtojmë faktin se me të mësuar ndonjë risi, me patjetër se do t’jua transmetojmë në kohë.