Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, një person dërgohet në Emergjencë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e dy shoferëve gjatë lëvizjes, ashtu që dy veturat janë përplasur dhe për për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Shoferi i njërës nga veturat ka marrë lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit

Lexo edhe:  Agjensioni turistik ‘First Travel’ dyshohet se mashtroi me bileta avioni, arrestohet punëtorja e kompanisë