Turqia sot merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë  

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia.

Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake. Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

Lexo edhe:  Lejohet thirrja e parë e ezanit në Xhaminë e Kölnit