Aksident i rëndë, vetura godet një nxënëse në një fshat të Drenicës

Një nxënës është goditur nga vetura përballë shkollës fillore në Korroticë e Ulët të Drenasit. 

Lajmi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Këtu mund ta shihni sa persona kanë të njëjtin emër si ju në Shqipëri