Aksident i rëndë: Vetura bie në lumin Ibër, vdes një person

Trupi i pajetë i një personi i cili mbrëmë pati një aksident trafiku në territorin e komunës së Zveçanit sapo është nxjerrë nga lumi Ibër.

Komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vladan Radomiroviq, ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për KoSSev se aksidenti trafiku ka ndodhur mbrëmë afër Srbovacit afër deponisë së re, kur vetura e një personi ka rënë në Ibër, përcjell Jepi zë.

Radomiroviq na tha se gjatë gjithë natës kanë qenë të angazhuara të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe se trupi i pajetë është gjetur sot në mëngjes.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në pjesën veriore të Mitrovicës , tha Radomiroviq.

Në vendngjarje ka dalur edhe mjeku ligjor, poashtu edhe zjarrfikësit kanë nxjerr makinën nga lumi.

Sipas disa qytetarëve , i vdekuri ishte një person ne moshë të re.

Lexo edhe:  Helmohen me tosta dhejtëra nxënës të gjimnazit, disa kërkojnë ndihmë në QKMF dhe spitalin e Mitrovicës