Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raportohet për disa persona të lënduar

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Aksidenti ka ndodhur në Vushtrri, pranë vendit që njihet si “Te Banjskalitë”.

Dëshmitarët thonë se nga aksidenti kanë pësuar lëndime disa persona, por një person është i lënduar më rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë dhe ambulanca derisa veturat shihen se janë thuajse tërësisht të shkatërruara.

Pamjet e mëposhtme janë nga ky aksident i frikshëm.

Lexo edhe:  Gjuajtja me armë në afërsi të Menzës së Studentëve, Policia gjeti 6 gëzhoja – i dyshuari ende në arrati