Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Pejë – Gjakovë 

Një aksident i rëndë ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë – Gjakovë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Skivjan dhe sipas informacioneve të para, ka persona të lënduar rëndë.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit shihen se dy vetura janë bërë ‘llom’ ndërkohë që të lënduarit janë transportuar në spital me urgjencë.

Lexo edhe:  Ferizajasi e bën llom bashkëshorten e tij, ‘arsyetohet’ në Polici se 31-vjeçarja deshi të kërcejë nga dritarja