Vetaksident i rëndë trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

E plotësuar – Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtii” në Prishtinë, ku janë lënduar 2 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se Policia ka nisur hetimet që të zbardhen shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. “

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak momenteve në Llukarë të Prishtinës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky aksident ku dyshohet të ketë edhe viktima.

Vetura e llojit “BMW’ shihet teksa është përplasur në një shtyllë betoni.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lexo edhe:  Qytetari në Viti gjen kuletën me para, e dorëzon në polici