Aksident i rëndë në mes të Prishtinës, tre persona bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë, sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuarë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe ndihma e shpejtë.

Lexo edhe:  Sigurojnë amerikanët, Escobar dhe Hovenier: SHBA-ja s’e lejon një Asociacion si Republika Sërpska