Aksident i rëndë në Kishnicë mes një veture dhe një kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Kishnicë.

Gazeta Enigma mëson se ky aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni ku si pasoj e kësaj kanë mbetur të lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë.

Më poshtë iu sjellim pamje nga ky aksident:

Lexo edhe:  Shërbimi rus i sigurisë: 40 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmi në Moskë