Aksident i rëndë në Kamenicë, lëndohen shtatë persona

Në fshatin Kmetoc të Kamenicës mbrëmë ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona, ndërsa është arrestuar një tjetër.

Njëri nga ngasësit ka qenë kosovar, kurse tjetri shtetas i Luksemburgut.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Luksemburgut. Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo edhe:  Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndon tre persona pasi vetura bie nga ura