Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person, lëndohen katër të tjerë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku te përfshire kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasoje e plagëve te marra një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari për shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë.

Lexo edhe:  Mitrovicasi e tërheq nga spitali nënën: "Sdi a ka minister a kryeministër me i lidh si qentë me i shti brenda me pa çfarë kushte të kqija ka në QKUK”