Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, autobusi e makina përplasen mes vete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës.

Një veturë dhe një autobus që po bartte udhëtarë në aksin Pejë-Prishtinë janë përplasur mes vete.

Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.

Më poshtë pamje të publikuara nga portali Klina.info.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nga informacionet e grumbulluara deri më tani është konfirmuar se ka pasagjerë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dimë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.

Lexo edhe:  Humb në plazhin e Shëngjinit 8 vjeçari nga Kosova, pas një ore e gjen policia