Aksident i rëndë, dyshohet për një 20 vjeçar të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë–Prishtinë, konkretisht në fshatin Sekiraqë, ku sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se një i ri rreth 20 vjeç ka humbur jetën.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Portali ynë ka siguruar pamje të rënda nga vendi i ngjarjes, por për shkak të ndjeshmërisë, ato nuk do të publikohen.

Vazhdoni të na ndiqni për më shumë detaje rreth këtij rasti të rëndë.

Lexo edhe:  Operacion i madh i Policisë në veri: Bastisje në disa institucione financiare