Aksident i rëndë afër Shtimes, pesë persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën pasdite në Carralevë të Shtimes.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e trafikut është duke  u marrë me rastin./IndeksOnline

Lexo edhe:  Mbi 200 shtëpi do të ndërtohen në veri, tri themele u vendosen sot