AGK-ja dënon sulmin ndaj Kallxo.com në veri – kërkon siguri për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

“AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”, shkruhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

#SafeJournalists

Lexo edhe:  Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë, arrestohet nga Policia e Kosovës