Agjërimi i Ramazanit në burgun e grave në Lipjan

Në vendin në të cilin zakonisht shërbehet buka, tash ulen për të ngrënë iftar.

Edhe brenda Qendrës Korrektuese për gra në Lipjan, po agjërohet.
Gra e vajza, pavarësisht kushteve, këtë muaj thonë se e shfrytëzojnë për të forcuar besimin e tyre.

Pos vaktit të darkës, Ramazani kërkon ushqyerje edhe gjatë natës.

E kjo ndonjëherë paraqet problem për to, pasi që ushqimin e darkës e ruajnë dhe e hanë në dhomë.

Zëvendës drejtori i Qendrës Korretuese, Dritan Bajramaj, tregon se ka kujdes të shtuar gjatë këtij muaji.

Por sa gra aty po agjërojnë?

Bajramaj flet edhe për ushqimet që u shërbehen të burgosurave që agjërojnë.

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan po qëndrojnë rreth 35 gra, një nga to nene me fëmijë./T7

Lexo edhe:  Konfirmohet: Për pak ditë nis furnizimi me pasaporta, letërnjoftime e patentë shoferë