Afrohet në Kosovë një sistem frontal me reshje bore

Një sistem frontal nga veriu dhe verilindja po afrohet drejt Kosovës duke sjellur reshje bore të cilat vende-vende pritet të jenë të dendura, ndërsa nëpër zonat më të ulëta të Dukagjinit priten reshje shiu.

Nuk përjashtohet mundësis që reshje kalimtare bore të ketë edhe zonat më të ulëta në Dukagjin.

Reshjet do të jenë kalimtare, por vende-vende të dendura dhe pritet të krijojnë shtresa bore, edhe pse jo të mëdha ngase nuk pritet të zgjasin shumë. Reshjet do të fillojnë të dobësohen orëve të hershme të mëngjesit për të vazhduar lokalisht në disa vise në intervale të caktuara kohore.

Reshje bore priten edhe në Luginën e Preshevës, shumë vise në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe pjesët lindore të Shqipërisë. Fronti do të jetë i shpejtë dhe potent.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë: Nëna tenton ta hedhë nga ballkoni djalin e saj 6 vjeçar, ndërhyjnë ekipet emergjente