A po rikthehet “Kafeneja Jonë”?

Aktori i njohur Fatmir Spahiu njihet për batutat e tij në rrjetet sociale.

Minuta më parë, Spahiu në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një status në të cilin i ka pyetur ndjekësit sesi është një program perfekt për vitin e ri.

Por vëmendje mori komenti i aktorit Shkumbin Istrefit i cili kërkoi të kthehet seriali “Kafeneja Jone”.

“Kthejeni Kafeneja Jone prej vitit ri e mos ia nalni hiq” ishte komenti i tij.

Por, bazuar në këtë koment nuk dihet akoma nëse do të ketë një rikthim të serialit.

“Kafeneja jonë” ka lënë gjurmë të pa shlyera tek publiku kosovar, që për vite me radhë e ka ndjekur me pasion. Seriali ka ndërprerë transmetimin për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Lexo edhe:  U shpërnguIen nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, fIet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e famiIjes së tij