“Ia q*****”, eskalon e moshuara në Rugovë, shan me nënë kryeministrin Kurti

Një ngjarje e pazakonte ka ngjarë në një intervistë të emisionit “Kojshia show”.

Gjatë emisionit në një bujtinë në bjeshkët e Rugovës, një zonjë në moshë ka eskaluar në gjuhë kundrejt Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Pasi e fajësoi për ikjen e rinisë, zonja në moshë është lëshuar në gjuhë, duke e ofenduar kryeministri Kurti. Ofendimi i saj, sigurisht, nuk mund të citohet tërësisht për shkaqe etike.

“Tanë rinia ikën e dolën i lanë prindë, i lanë pleqtë nëpër dome, i lanë pleqtë nëpër shpija të thata. Tana qeto që i lanë qështu, Albin Kuta ua boni. Kuta, nuk është Albin Kurti. Eee Albin Kurti e bëri lamë qështu Kosovën. Pasha Zotin mesazhe, mazi për ta se krejt Kosova po e shanë. Pasha Zotin shaj, s’ma ninë. Ha ja q***** p***** e samës atje ku është” – tha zonja në moshë, nga minuta 4:00 e tutje.

Lexo edhe:  “Mora sinjal nga Zoti”, Nazi tregon se si ‘komunikon’ me Zotin