“A jeni për punë?”- Ja si punësoheshin gratë në “fermën” e bimës narkotike në Shqipëri

Gjykata e apelit la nën arrest me burg Daniela Hasanin njërën nga 10 gratë e arrestuara 7 muaj më parë si punëtore hashashi në një banesë në fshatin Bardhaj,  të përshtatur si fermë të bimës narkotike.

Gruaja, nënë e dy fëmijëve dyshohet nga prokuroria se rekrutonte gra të moshës  nga 30 deri në 55 vjeçe, dhe duke ju ofruar punë i transportonte nga Kamza drejt banesës së familjes Gjoni. Por hetimi nuk ka siguruar ende prova të drejtpërdrejta që të vërtetojnë se 42 vjeçarja e arrestuar prej tetorit 2022 , ishte një punëtore e thjeshte njësoj si gratë e tjera të hetuara në gjendje të lirë.

Të njohura si gratë e hashashit ato rrëfejnë vetëm normën ditore dhe asnjëherë se kush i rekrutoi.

Një nga punëtoret që u gjet në banesën ku thahej droga dhe ku pastrohej e paketohej e quajtur Drita Çuni thotë se u informua nga disa shoqe  që një person në Malësi të madhe kërkonte punëtorë që i paguante 20 mijë lekë dita.

Nisur nga situate ekonomike shton gruaja vendosa të punoj atje dhe mësova se furgoni për gratë nisej në orën pesë të mëngjesit, datë 12 tetor. Shkova në stacion që gjendet në Kamëz dhe aty erdhi shoferi i furgonit që pyeti “a jeni për punë”. Të njëjtën frazë përsërisin të gjitha të dyshuarat.

Policia po ndjek një plan masash për të asgjësuar parcelat me hashash. Por ajo që vërehet është se përmbi 90 përqind e kultivojnë drogën në tokë shtet dhe jo privat. Megjithatë përpos arrestimeve në flagrancë, përgjimet po vijojnë të zbulojnë porositës. Dhe për këtë vit sërish përgjimet kanë shënuar rritje.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në mes të Prishtinës: Pas aksidentit, bëhen "kërrsh" disa persona - 4 policë të lënduar