A do t’i hyjë politikës, flet Shefqet Krasniqi

Viti 2024 nga partitë opozitare po llogaritet si vit zgjedhor.

Madje edhe eksponentë nga pushteti nuk e kanë përjashtuar që deri në fund të vitit, vendi të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare.

Nga ana tjetër, në opinionin publik është diskutuar më të madhe themelimi i një subjekti të ri politik dhe inkuadrimin në politikë të hoxhës, Shefqet Krasniqi.

Por, ky i fundit një prononcim për IndeksOnline-n i ka quajtur përralla këto raportime.

“Nera ju rritë atyne që po folin, leni ato përralla, kaq. Leje atë mesele mos u lodh për atë punë”, ka thënë Krasniqi.

Ai vazhdon të mbetet ndër njerëzit më të komentuar në vend për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të tij për çështje të ndryshme, veçanërisht për ato fetare.

Lexo edhe:  Rast i tmerrshëm: Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur një gruaje