A do të gjobitet Hysen Durmishi? Promovon vozitjen pa rrip sigurie

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin e këtij dikasteri, Hysen Durmishin, janë shfaqur nga vetura rrugës për inspektim të punimeve në autostradën e Gjilanit. Në videon që është publikuar nga Aliu, Durmishi është shfaqur duke vozitur pa vendosur rripin e sigurisë.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në ‘Facebook’, Aliu e ka promovuar vartësin e tij duke shkelur rregullat e komunikacionit, pa vendosur rripin e sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Bashkë me zv. Ministrin Durmishi jemi rrugës për Gjilan, ku do të vizitojmë punimet në autostradën e Gjilanit, teksa janë duke u bërë asfaltime në Lotin 8. Cilësia e punimeve dhe efikasiteti e shpejtësia në kryerjen e punës janë objektivi i vetëm që kemi”, ka deklaruar ai.

Aliu nga kjo video ka njoftuar se që nga sot do të shpallet njoftimi për kontratë për rrugën Prizren-Tetovë, pas vendimit të qeverisë për shpronësimin e parcelave që kalojnë në trasenë e kësaj rruge.

Policia, sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, dënon për kundërvajtje me shumë prej 40 eurosh këdo që s’e vë rripin e sigurisë gjatë vozitjes.

VIDEO

Lexo edhe:  Zbulohet muaji dhe vendndodhja e “duelit të dekadës” mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua