A do të filloj mësimi nga e hëna? Flasin nga Këshilli i Prindërve

Greva në arsim po vazhdon, derisa kjo po kundërshtohet nga Këshilli i prindërve dhe institucionet. SBAShK-u nuk po tërhiqet. Në vazhdim të diskutimeve për e kundër grevës, ka një mungesë dëshire, sidomos nga sindikata, për të dëgjuar (vëmendshëm) përse Këshilli i Prindërve, e prindërit në përgjithësi, janë kundër grevës, njoftojnë nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ata tregojnë pse janë kundër grevës së plotë në çerdhe e shkolla, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ky këshill japin disa sqarime e shembuj, edhe të përsëritura, për të argumentuar qëndrimin e tyre.

“Më kryesorja, e drejta e fëmijëve për të shkuar në shkollë duhet të jetë e garantuar. Nuk bën, nuk funksionon, nuk duhet që mësimdhënësit të mund ta kushtëzojnë vijueshmërinë e mësimit me kërkesa për përmirësim kushtesh materiale. Këto dy çështje (e drejta dhe nevoja) nuk guxon kushtëzuar e ndërlidhur”, theksojnë nga Këshilli i Prindërve.

Ata më tej japin një shembull për këtë logjikë. Mësimi fillor në Kosovë është i obligueshëm. Çka nënkupton kjo? I bie që edhe nëse prindërit, që i kanë krijuar vetë fëmijët, duan që t’i angazhojnë në punë për të krijuar mirëqenie në familje apo edhe kushte elementare për jetë kjo nuk lejohet nga institucionet shtetërore. Policia do të ndërhyjë, dhe gjykata mund edhe të marrë veprime juridike ndaj prindërve dhe fëmijëve nuk lejohet t’u mohohet e drejta e shkollimit.

KPK më tej shton se pra logjikshëm, fëmija nuk mund të përdoret për të sakrifikuar kohën e shkollimit as për kërkesa elementare të familjes.

“Andaj, i ri thërrasim të gjitha palët, por sidomos mësimdhënësit, ta mendoni arsyeshëm se mbyllja e plotë e shkollave nuk mund të jetë zgjidhja asnjëherë. Kjo bën vetëm dëme, shumë të mëdha. Sindikata dhe mësimdhënësit duhet të përdorin forma të tjera të presionit sindikal. Shkollat mike për fëmijët janë e vetmja zgjidhje! Stop grevës së plotë në arsim”, thonë nga Këshilli i Prindërve.

Lexo edhe:  Këta janë katër të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Gjilan, njëri nga ta shtiu me armë