Rasti tragjik në Graçanicë, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti. Fatkeqësisht, ky rast u bë edhe më tragjik, pasi viktima nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën sot në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.

Sinjali raportoi se e ndjera që vdiq është Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar).

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij dhe ajo vdiq sot në spital pas rrahjes brutale nga bashkëshorti.

Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48.

Prokurori i Shtetit gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën.

Lexo edhe:  “K*rvë, hajneshë” - Vushtrriasi shan e ofendon bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici