Babai dhe burri “marrin hak” për vdekjen e Leonora Shalës, rrahin brutalisht stomatologun Xhavit Kravaxha dhe nënën e tij

Babai, bashkëshorti dhe vëllai i bashkëshortit të Leonora Shalës, gruas e cila humbi jetën në moshën 35 vjeçare si pasojë e një ndërhyrje fatale pas vizites tek dentisti, kanë sulmuar stomatologun Xhavit Karaxha i cili ishte i dyshuari për vdekjen e pacientes, shkruan Insajderi.

Të mërkurën, tre familjarët e viktimës kanë rrahur brutalisht stomatologun Xhavit Karaxha në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Bashkë me të ishte edhe nëna e tij të cilët janë dërguar në spital për trajtim.

Rasti është paraqitue edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

Aty bëhet e ditur se tre sulmuesit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nënën e tij,  duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell Gazeta Insajderi.

Ky incident ka ardhur si pasojë e vendimit të gjykatës për ndërprerje të masës së paraburgimit duke e liruar për tu mbrojtur në liri, të dyshuarin për vrasjen e vajzes së tyre.

Vendimi ishte marr në tetor të vitit të kaluar. Pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Xhavit Karaxha, Gjykata Supreme kishte ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit duke u liruar për tu mbrojtur në liri.

Xhavit Karaxha dheH.K, dy të pandehurit dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, me ç’rast vdiq pacientja 35-vjeçare.

Sinjali raportoi se të arrestuarit janë babai i viktimës, Hajzer Kryeziu, bashkëshorti Faton Shala dhe vëllai tij, Agron Shala.

Në gusht të vitit të kaluar Leonora Shala mori rrugën nga Italia për në Kosovë.

Lexo edhe:  Një tërmet 4 ballësh godet Serbinë, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre kishin planifikuar që pushimet t’i përfundonin me datë 24 të atij muaji.

Pra, ashtu siç kishin ardhur e kishin ndërmend edhe te ktheheshin. Të gjithë së bashku.

Njashtu edhe ndodhi. Familja u kthye për ta vazhduar jetën në Itali, por pa Leonorën.

Trupi i saj mbeti i varrosur në tokën e Kosovës.

Ajo vdiq në ditën e 22-të të gushtit.

Sipas familjarëve të saj, në po të njëjtën ditë e ndjera kishte dhimbje dhëmbi. Ndaj, i ishte drejtuar një ordinance private në Malishevë për të kërkuar tretman mjekësorë.

Stomatologu i ordinancës “Flori Med”, Xhavit Karaxha kishte filluar ndërhyrjen. Pas kontrolles i kishte dhënë një ineksion. Si pasoj e të cilit dyshohet se gjendja e Shalës ishte komplikuar.

Rrugës për në QKUK, sipas familjarëve ajo kishte ndërruar jetë.

Më të ndodhur kjo Policia kishte arrestuar stomatologun së bashku me motrën e tij, që punonim bashkë.

Ngjarja u bë edhe më tronditëse kur u kuptua së ajo klinikë dentare shfrytëzohej edhe për raste gjinekologjike.

Motra e Xhavitit u lirua nga paraburgimi, ndërkaq ai u mbajt deri pas mesit të tetorit.

Gjykata Speciale e kishte vendosur. Në arsyetim thuhej se “Gjykata e Apelit nuk kishte ofruar prova të mjaftueshme se i njëjti duhej të mbahej në paraburgim”.

Akoma nuk është caktuar ndonjë seancë gjyqsore.