Dyshohet se mori para nga 9 persona duke i mashtruar për termine në Gjermani, detaje për të dyshuarën 35 vjeçare
Policia e Kosovës ka realizuar së fundi një aksion të gjerë në Prishtinë.
Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë mbrëmë pas raportimit të rastit ka arrestuar një të dyshuar femër, 35 vjeç.
“A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka sekuestruar disa pasaporta, dy telefona, shtëpisë kompjuteri, një shumë të parave dhe të tjera.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.
Tutje Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që mund të kenë qenë viktima të rasteve të tilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.