Kosovarët vazhdojnë të mos festojnë pa armë, raportohen katër raste të gjuajtjes me armë në ahengje

Ahengjet në Kosovë siç duket vazhdojnë të zhvillohen si dikur, me gjuajtje të armëve.
Kjo “Traditë” e cila shpesh herë ka bërë që të lëndohen persona të ndryshëm, po vazhdon edhe sot.

Pavarësisht thirrjeve të shumta të Policisë së Kosovës për të mos gjuajtur me armë, katër raste janë raportuar së fundi vetë në rajonin e Gjakovës dhe Gjilanit.

Nga këto të shtëna me armë  ka pasur edhe persona të lënduar.

Njoftimi nga Policia:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Ardhmëria,Gjakovë 28.07.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Valtro dhe katër gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Skivjan,Gjakovë 28.07.2024-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Blow dhe gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rogoqicë, Kamenicë 28.07.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.  Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 28.07.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari kane konfiskuar armën e zjarrit Ekoll e kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lexo edhe:  Policia në Kosovë në gjendje të mjerueshme, në Shqipëri shteti ia paguan qiranë – pritet edhe ulje e çmimeve në supermarkete