Arrestohet një person në Prizren, ia garbiti qaforen e arit nga qafa viktimës

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, diten e sotme kanë arretsuar një person të dyshuar për grabitje.

Kështu  bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë, në të cilën thuhet se i dyshuari O. H., viktimës, me forcë i kishte grabitur nga qafa qaforen e arit dhe një lirë, që sipas viktimës kap vlerën e 1 mijë euro.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ në Prizren tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren, i dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrinë në 1000 euro”- njofton Policia.

Lexo edhe:  Digjen një shtëpi e një punëtori në Komoran, policia jep detaje