Stuhia e madhe e shiut rrëzon lisa në këtë qytet të Kosovës

Disa pjesë të Kosovës sot janë freskuar pas gati dy javë temperaturash të larta.

Reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta ka pasur sot në disa rajone. Në Pejë pati rrebeshe të forta e më pas edhe në rajonin e Prizrenit.

Në disa pamje të publikuara shihet edhe drunj të rrëzuar në një rrugë në rajonin e Prizrenit.

Stuhi shiu ka pasur edhe në Vushtrri, e Rahovec.

Si pasojë e reshjeve, në disa pjesë të Rugovës ka pasur edhe rrëshqitje të gurëve.

Lexo edhe:  Aksident tjetër i rëndë në Hungari, dyshohet se ka mërgimtarë të përfshirë