Aksident i frikshëm në “rrugën e detit” në Shqipëri, “llomiten” dy vetura

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sonte në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Siç raportohet, një person ka mbetur i lënduar, ndërsa janë përplasur dy automjete, ku njëra prej tyre ka përfunduar e rrokullisur në parkingun e një lokali.

Sipas të dhënave të para, i lënduari është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Skenderaj: 14-vjeçari pëson lëndime të rënda duke lozur në një kamion, dërgohet në spital